Sajmir Çili sulmon këngëtaren: Kush i jep të drejtën këtyre mortjeve? Përdhunon muzikën, burgu është zgjidhje

Këngëtari i njohur Sajmir Çili ka reaguar ashpër ndaj fenomenit që ai e quan “degjenerimin që po i bëhet muzikës shqiptare”.

Në një postim të bërë në Facebook, ai ka publikuar një video ku shfaqet videoklipi i Albulena Ukajt me titull “Ajshe”, e duke i bashkangjitur kësaj videoje një shkrim të tijin, ku ndër të tjera shprehet se ajo nuk ka të drejtë ta shfrytëzojë këngën “Ku ke ti moj Ajshe”.

 

 

 

“Të më falni, po degjenerimi vazhdon e vazhdon në përdhunimin e këngës së kënduar shqip, nga erdhëm e ku po shkojmë.
A është nga Azerbaxhani, Turqia, Maqedonia, Bullgaria etj etj etj (vetëm teksti është shqip) përpos pornografisë së shtuar prej shumë vitesh në video-clipet.
Oooooo Tv çfarë po i bëni Kulturës Shqiptare.
Se kam vetëm me këtë këngë por me shumë e shumë e shumë të tjera.
Oooooo producent çfarë kulture po i servirni brezit të ri…. 
O shqipëri këta janë kriminelët e kulturës tënde të vyer.
Dita e Zisë për Muzikën Shqiptare ka kohë që ka zbritur në Shqiprinë tonë të dashur.
Vetëm burgu për këto lloj monstrash mund të jetë zgjidhje.
Kush i jep të drejtën këtyre mortjeve të shrytëzojnë një këngë si “Ku ke ti moj Ajshe”, dhe ta përdhunojnë.”, shkruan ai.

Loading...

 

 

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.