Saimir Tahiri: Ta kishin bërë si burrat, të më kishin dënuar për trafik droge, se kështu…

Ish-ministri Saimir Tahiri ka thënë se vendimi ishte qesharak. Ai në mënyrë ironike ka thënë se më mirë ta kishin dënuar për trafik droge sesa dënimin që i dhanë, ndërsa theksoi se do ta apelojë vendimin.

Gjykata tha që nuk je trafikant, nuk je kriminel, por meqë ca kushërinj kanë përdorur emrin tënd dhe ti ishte ministër, ke shpërdoruar detyrën. Duhet të gjej rrugën që të lexoj një vendim të tillë, për mua qesharak. Do ishte shumë më fisnike, ta kishin bërë si burrat, të më kishin dënuar për trafik droge, kështu është edhe qesharake.

 

 

Sigurisht që do ta apeloj. Isha më i qartë kur hyra. Është njëlloj si të hysh në një provim, të thotë mësuesja shumë mirë je përgatitur, por do marrësh 5. Si ti’a bëj për të gjithë kushërinjtë idiotë në fis duhet të mbaj përgjegjësi. Ju falenderoj se për dy vite keni ndjekur procesin e shekullit dhe u katandis kokoshi në thelë“, ka thënë Tahiri.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.