Sabiani bën deklaratën e papritur për Seldin dhe Keisin: E pranoj si dhëndër…

Vajza e këngëtarit shumë të dashur për publikun Sabianit,  Keisi Medini është kthyer një ndër vajzat më të komentuar në media.

Ajo ka tërhequr vëmëndjen jo vetëm për fotot provokative që publikon herë pas herë por së fundmi dhe për talentin në muzikë.

Dhe këngë e fundit që ajo publikoi ishte ajo me këngëtarin Seldi Qalliu ku u aludua se të dy këngëtarët  mund të ishin në një lidhje për shkak të afërmitetit që ato kishin në klipin e këngës.

Mirëpo të dy e kanë mohuar lajmin duke treguar se ato janë thjesht miq të mirë.

Së fundmi këngëtari i njohur Sabiani babai i modeles ka dhënë një intervistë për ‘Panorama Plus’ ku ka zbuluar të vërteten e lidhjes  mes Seldit dhe Keisit.

“Sa për komente që Kejsi dhe Seldi janë çift është aludim ordiner mediatik, nga ato të tipit që ta bëjnë hallën dajë dhe dajën hallë. Ska asgjë midis tyre. Seldi ka qënë mik i hershëm i familjes sime, kështu që është si një vëlla i madh për Keisin. Por të them të drejtën edhe po ta kisha si dhëndër Seldin s’do isha në dilemë, do e kisha pranuar pa kompleks’ ka thënë ai duke qeshur. Burimi Panorama Plus

ImageImage

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.