Sa herë opozita bën “lëvizje” Edi Rama përmend “paktin”… çfarë tha sot kryeministri

Sa herë që opozita duket sikur ka “krahun” dhe momentumin e duhur politik për të goditur qeverinë me skandalet që po i plasin dita ditës në duar apo në prehër, kryeministri i vendit gjen rastin t’i kujtojë Lulzim Bashës diçka.

Fjala është për paktin mes Ramës e Bashës dhe kohët e fundit, kryeministri e ka shtuar dozën e përdorimit të fjalëve që dikur ja drejtonte liderit të opozitës, në atë kohë në çadër. Është e vërtetë që Rama nuk e krahason më veten dhe Bashën me “Romeon e Xhuljetën”, por kohët e fundit kreu i qeverisë ka nisur që të përmendë shpesh me nënkuptime se ka ende një marrëveshje mes tij dhe kreut të demokratavë, një pakt që zanafillën e ka në maj të 2017, pak javë larg zgjedhjeve të shkuara parlamentare.

Sot kryeministri ka qenë në Lezhë në takim me qytetarë e simpatizantë dhe vetëm 4 ditë larg protestës së opozitës më 16 shkurt, Rama ka thënë se ka një “dashuri” mes tij dhe Bashës.

“Prapë do më takojë po ja të bëjë cik sikur nuk do, se këtë stilin kështu e ka ai me çadra e protesta. Është mesazh dashurie që nuk e thotë dot hapur. Dhe thotë që kësaj radhe e ka seriozisht. Ai seriozisht ka vetëm atë, që do të më takojë mua. Ka humbur zgjedhjet, e pa fituar asnjë palë zgjedhje e thotë më takon pushteti Luli. Të shkruajë dhe ai tek platforma, dhe për 10 ditë do i kërkojë përgjigje”, u shpreh Rama përpara lezhjanëve.

Kujtojmë se në protestën e opozitës skenari më i debatuar mes partive politike në minorancë mbetet ai i rrethimit të kryeministrisë. Opozita është shprehur se do të qëndrojë larg idesë së një çadre, por njëkohësisht ka punuar në ngritjen e një draftplatforme për të sjellë në pushtet një qeveri tranzitore derisa të garantohen zgjedhje të lira e të ndershme, që sipas minorancës janë të pamundura nëse në krye të ekzekutivit qëndron kryeministri aktual. Opozita ka si qëllim që të mund të lëvizë “gurët” e saj pa ardhur ora e zgjedhjeve lokale, çka rrjedhimisht do të thotë se zhvillimet politike në Shqipëri nuk do të jenë të pakta në ditët në vijim.

 

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.