SA HERË BIE NJË FLAMUR

Arlinda Çausholli

Trupi i major Klodian Tanushit mbërriti sot ne atdhe dhe u mbulua me këtë flamur, që paloset me kujdes nga këta ushtarakë me doreza të bardha. Sa herë bie një flamur në gjysëm shtizë, mendoj për idealin e një paqeruajtësi shqiptar dhe a përfaqësohet Shqipëria me të.

Dhuna që pamë së fundmi nga të gjitha palët e politikës, përfaqëson pjesën më të errët të militantëve dhe atë të një shteti që tolerancën nuk e njeh dhe as nuk denjon ta njohë. Mua nuk më përfaqëson. Jemi për Shqipërinë, dhe jo kundër saj, jemi për zhvillimin dhe jo për shkatërrimin. Mua më përfaqëson fytyra e paqtë e Major Tanushit dhe Tetare Hasanaj.

Kushdo që ulëret për protesta bashkimi që kryesohen nga politikanë që kanë qenë bashkë, janë ndarë, janë bashkuar prapë – vetëm për interesat personale dhe asnjëherë të atdhedashurisë – që nuk u përpoqën për interesat e popullit dhe të ardhmes, që zgjodhën harresën në vend të lavdisë, i duhet të heshtë. Thirrjet e politikanëve të 30 viteve shkatërruan pronën, fshatin, qytetin, prodhimin vendas, vlerat, mbollën përçarje të shqiptarëve dhe asnjëherë bashkim. Shumë ndjehen të shtrydhur si limona, në xhep e në shpresë. Ndaj hapni rrugën.

Ka ardhur koha për lëvizje të reja dhe njerëz të rinj që këtë vend e duan. Për sa ideale mund të tingëllojë, ka ardhur koha e idealit dhe besimit në të.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.