Rrëfimi shokues i familjes së zhytur në skamje: Si e gjetëm të ngrirë foshnjen 2 muajshe

 

Vetëm disa kilometra larg Tiranës, familja Laçi e përbërë nga 6 antarë, ku më i vogli prej tyre është 8 muajsh, përballet mes skamjes e mbijetesës.

Emisioni i mëngjesit “7pa5”, në Vizion Plus ka treguar këtë të hënë historinë e kësaj familjeje, ku frika më e madhe e saj është se a do të kenë diçka për të ngrënë të nesërmen.

Familja e Skënder Laçit, jeton në një barake, të ndërtuar prej banorëve të lagjes, të cilët në shenjë solidariteti, i kanë mundësuar një strehë që ata e quajnë banesë.

Bashkëshortja e Skënderit, Silvana rrëfen mes lotësh vuajtjet që familja e saj kalon çdo ditë. Por përveç ditëve ku ata bien e flenë edhe me stomakun bosh, ditët më të tëmerrshme të familjes Laçi janë ato në periudhën e dimirt.

“Shtëpinë ma ndërtuan banorët e lagjes, me çfarë gjetën, një dërras këtu…një dërras atje. Gjatë dimrit është shumë ftohtë çfarë bie jashtë, vjen dhe brenda. Fëmijët me qahen shumë për të ngrënë….Jo më larg se mbrëmë ramë me stomakun bosh. Fëmijët më kërkojnë për të ngrënë por kur nuk kam unë shikoj ata, ata më shikojnë mua.”, shprehet mes dhimbjesh Silvana.

Por dhimbja më e tëmerrshme e kësaj familjeje është ajo e humbjes së foshnjës 2 muajshe. Mes dhimbjesh e lotësh, Silvana rrëfen se e gjeti fëmijën në djep të ngrirë nga I ftohti.

“Një djalë e kam të sëmurë me sëmundjen e tokës, as në kopësht nuk ma pranojnë. Djali i madh 13-vjeç më kërkon të lërë shkollën dhe të shkoj të punojë me të atin për të pastruar rrugët. Ndërsa një fëmijë më ka vdekur 2 muajsh nga i ftohti. Kur u ngrita në mëngjes e gjeta të ngrirë në djep”

Familja Laçi, më tej bën apel për ndihmë pasi situata në të cilën ndodhet ja bën të pamundur jetesën.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.