Rivaliteti me Tahirin për të pasuar Ramën? Erion Veliaj e sheh komplet ndryshe

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i ftuar në “Top Story”,  i pyetur nga gazetari Sokol Balla, në lidhje me një shkrim të  britanikes “The Economist” për rivalitetin e fituar ndaj Saimir Tahirit si pasardhës i Edi Ramës, u shpreh se nuk ka pasur kurrë asnjë gjë të tillë midis tyre.

“Ky është vetëm një perceptim i gazetarëve të “The Economist”. Kur jam pyetur prej tyre kam folur vetëm për punët e Bashkisë.

Hetimet për Saimirin? Nuk kam asnjë informacion. Gjithçka di janë nga mediat. Jam shkëputur nga puna e Qeverisë qysh prej dy vjet e gjysmë. Kryetarët e Bashkive nuk merr pjesë në mbledhjet e grupit parlamentar. Drejtësia është duke kërkuar të vërtetën. Në Shqipëri i kemi gjërat ‘më the të thashë’ dhe jo me fakte.

A ka kam folur me të? Me Saimirin kam komunikuar vetëm për një solidaritet njerëzor.

Ka rënë mbështetja për Partinë Socialiste? Unë jam i informuar për sondazhet. Kryeministri është në kuota maksimale. E mori në Tiranën në vitin 2000 dhe e bën Zonjë dhe e merr sërish në 2015 dhe i rikthen dinjitetin”, – tha Veliaj.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.