Rita Ora “shkruan histori” në listat muzikore britanike. Artistja femër me më shumë këngë solo në “Top 10”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore duket se nuk ka ndërmend të ndalet. Rita Ora po vazhdon të shijojë sukseset e saj në arenën ndërkombëtare të muzikës. Së fundmi, Rita është bërë pjesë e shumë top listave britanike dhe amerikane, në një prej të cila bëri dhe histori.

Këngëtarja shqiptare ka hyrë në historinë e top listave britanike si femra me më shumë këngë solo në top dhjetëshe. “Let you love me” është kënga më e rë e Ritës, e cila u bë e trembëdhjeta që hyri në top 10 në listën britanike, duke u pozicionuar në vendin e gjashtë.

E lumtur për këtë fakt Rita vendosi që lajmin t’a ndajë me ndjekësit e saj në instagram.

“Nuk mund ta besoj këtë. Faleminderit të gjithëve. Unë kurrë nuk do t’a harroj këtë ditë”,  ka shkruar Rita.

Loading...


Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.