RIKTHEHEN JELEKVERDHËT NË FRANCA, 60 MIJË POLICË DHE FORCA XHANDARMËRIE NË GATISHMËRI

Mbi 60 mijë policë do të jenë në gatishmëri ditën e shtunë në Francë pasi është paralajmëruar protesta e rradhës e jelekverdhëve.

Protesta janë lajmëruar edhe pranë katedrales Notre Dome në Paris dhe ministri i Brendshëm e quajti këtë një provokim të pastër.

“Mbi 60.000 policë dhe xhandarë do të mobilizohen në të gjithë Francën për të kryer detyrën e tyre. Misioni ynë është siguria e francezëve dhe garantimi i të drejtës për të protestuar pa rrezik”, bëri të ditur ministri Castaner.

Sipas tij, huliganët do të jenë sërish të pranishëm në disa qytete të Francës, në Tuluz, në Montpelie, Bordo dhe në zona të veçanta të Parisit.

‘Objektivi i tyre është i qartë, një skenar i dytë si ai i 16 marsit ku Pallati Elize u vu në shënjestër të dhunës. Këto ngjarje sollën shkarkimin e shefit të policisë së Parisit’, vijoi ministri.

 

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.