Revista ” TIME” :”Fytyra e re e Europës”

Revista e përjavshme Amerikane “Time” i ka dedikuar kopertinën e numrit që do të dalë më 24 shtator Matteo Salvinit.

Pranë fotografisë së zëvendëspresidentit, në bardhë e zi, shkruhet: “Fytyra e re e Europës”. Salvini është intervistuar nga korrespondetja Vivienne Ëalt, e cila flet për Salvinin si njeriu më “frikësues në Europë”, “kapiteni që po boshatis estabilishmentin europian, dhe që kërcënon të përmbysë një sistem politik që është tronditur nga vala populiste e tri viteve të fundit”. Ëalt thekson se slogani i përsëritur nga Salvini në mitingjet e tij është “Italian First”, një slogan që imiton atë të presidentit Donald Trump me America First.

“Po punojmë për të rekuperuar shpirtin Europian që është tradhtuar nga ata që e drejtojnë këtë bashkësi”, tha Salvini.

Kjo është deklarata e lëshuar nga Mateo Salvini në një intervistë të dhënë për revisten Amerikane “Time”, e cila i ka dedikuar kopertinën.

“Është e qartë që duhet të ndryshojnë dinamikat europiane”.

Loading...

Përsa i përket emigrimit, Salvini nënvizon se “historia do të na besojë rolin e shpëtimtarit të vlerave Europiane”, duke cituar “rrënjet hebreo-kristiane, të drejtën për të punuar, të drejtën për jetën”. Dhe përsa i përket lidhjes kundërthënëse mes emigracionit dhe kriminalitetit, Salvini i bie shkurt:

“Nëse arrijmë të reduktojmë numrin e krimeve dhe praninë e emigrantëve të paligjshëm, nuk e kam problem të më quajnë racist”, u shpreh ministri italian.

Duke folur për raportet me Moskën, Salvini tenton të synojë “në një partneritet pozitiv mes Rusisë dhe Europës”, duke i cilësuar qesharake akuzat që i bëhen Rusisë, në lidhje me ndërhyrjet e saj në zgjedhjet Amerikane dhe në ato Europiane.

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.