Refuzoi dy herë të mbyllë loton sportive, procedohet 26- vjeçari

Një 26 vjeçar banues në Ballsh është proceduar për herë të dytë penalisht nga policia pasi nuk kishte mbyllur lojërat e fatit.

Kastriot Muçaj është denoncuar nga qytetarët dhe akuzohet për “Organizim të lojërave të palejuara dhe vënia në dispozicion e lokalit për lojëra të palejuara”.

“Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër u procedua penalisht për herë të dytë për të njëjtën vepër penale pronari i subjektit, shtetasi K.M, 26 vjeç, banues në Ballsh

Procedimi ndaj këtij shtetasi filloi pasi në subjektin e tij u konstatua një tavolinë pokeri, chipsa dhe një pako letra bixhozi.

Materialet në ngarkim të tij u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Organizimi i lojërave të pa lejuara dhe vënia në dispozicion të lokalit për lojëra të palejuara”, njofton policia.

Kontrollet do të vijojnë në gjithë Qarkun Fier kundër aktivitetit të lojërave të fatit .Policia e Shtetit falenderon qytetarët dhe fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit ‘Komisariati Dixhital’, çdo veprimtari të tillë të kundraligjshme.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.