REAGON RAMA: OPOZITË E KATANDISUR NË NJË TUFË QORRE QË SAJON SËMUNDJE PËR KUNDËRSHTARIN

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas disa ditësh heshtje dhe lajmeve që u përhapën në lidhje me shëndetin e tij.

Nisur edhe nga mbyllja e protestës, e cila zgjati 5 orë Rama i drejtohet opozitës në ‘Twitter’ si një tufë qorre që mësyn fizikisht rrugëve.

Sipas Ramës, ata bëjnë politikë duke sajuar kriza për vendin dhe sëmundjen për kundërshtarin. Kujtojmë që gjatë ditës së djeshme qarkulluan fjalë se kryeministri ndodhej i shtruar në një spital në Berlin.

‘Po boll o boll, boll se s’kam asgjë tjetër përveç larjes së jashtënxjerrjeve tuaja nēpër botë boll! Opozitë e katandisur në një tufë qorre që mësyn fizikisht rrugëve dhe bën politikë duke sajuar kriza për vendin e sëmundje për kundërshtarin! O pika që s’ju bie kur thonë plakat’, shkruan Rama.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.