Rashica titullar për Werderin ndaj Augsburgut

Milot Rashica është titullar në skuadrën e Werder Bremenit për duelin e Bundesligës ndaj Augsburgut.

Anësori i ekipit kombëtar të Kosovës, Milot Rashica do të mundohet t’i ndihmojë Bremenit të rikthehet te fitorja pas dy barazimeve radhazi në ligën elitare gjermane, pasi i është besuar një vend i formacionin startues nga trajneri Florian Kohfeldt, shkruan Gazeta Express.

Kjo është hera e gjashtë që 22-vjeçari e nis ndeshjen si titullar për Bremenin në Bundesligë.

Në total, Rashica ka qenë pjesë e skuadrës së Bremenin në 17 ndeshje deri tani këtë sezon në ligë, në të cilat shtatë herë është futur si zëvendësues dhe katër herë s’është aktivizuar fare.

Ai i ndihmoi Bremenit të arrijë në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë duke shënuar golin e vetëm ndaj Dortmundit në mesjavë.

Bremeni ka barazuar në dy ndeshjet e fundit, dhe dueli me Augsburgun e renditur në vendin e 15-të, është momenti i duhur për ta rigjetur rrugën e fitores.

Kosovari i ka regjistruar dy gola dhe një asist në 12 paraiqtje për skuadrën e tij në ligë deri tani.

Ndeshja mes Werderit dhe Augsburgut nis në orën 15:30 dhe luhet në Westerstadion në Bremen.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.