Raporti për cilësinë e plazheve në Evropë, Shqipëria e fundit

Teksa sezoni turistik po shkon drejt fundit është bërë publik një raport për cilësinë e ujërave ku mund të lahesh, të tilla si dete, lumenj dhe lumenj.

Në krahasim me të gjitha vendet e tjera e Europës, Shqipëria renditet e pesta nga fundit.

Në bazë të këtij raporti europian në vendin tonë 10 plazhe konsiderohen me cilësi të dobët.

Po ashtu është e ditur se numrin më lartë të plazheve me cilësi të shkëlqyer uji e ka Qipro.

Mësohet se në analizën e bërë në Shqipëri, sipas Agjencisë Europiane, ujërat janë klasifikuar sipas dy parametrave mikrobiologjike (Escherichia coli dhe Enterococci) të përcaktuara në Direktivën e Ujësjellësit.

Kurse  85.2% e ujërave të raportuara ku mund të lahesh janë në përputhje me standardet minimale të cilësisë të Direktivës.

Ndërsa ujërat me cilësi “të dobët” lokalizohen në Durrës, Vlorë dhe Sarandë.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.