Raporti, ja arsyet pse Ronaldo vendosi të braktiste Realin. Para Juves, refuzoi Milanin dhe…

Një raport i publikuar ditën e sotme nga “El Mundo”, tregon arsyet pse Kristiano Ronaldo vendosi të largohej nga Reali i Madridit. Vetëm në korrik, ai vendosi të transferohej zyrtarisht te Juventusi, por krisja me klubin madrilen ka filluar që në majin e vitit 2017, dhe që atëherë ka parë mundësitë e tjera ku mund të lëvizte.

Gjithçka ka nisur pas problemve me autoritetet e Spanjës, në lidhje me evazionin fiskal. Zbulohet se Ronaldo ka qenë shumë i mërzitur me këshilltarët e tij, pasi ata e kanë siguruar se nuk do kishte asnjë problem, por në fund portugezi u detyrua të bënte një marrëveshje me autoritetet spanjolle, për faktin se nuk kishte paguar taksat.

Më pas, ai shpresonte që Reali t’i ofronte një kontratë të re, me rritje të ndjeshme ekonomike, siç Barcelona kishte bërë me Mesin, por drejtuesit e klubit vendosën të mbanin distancë prej tij.

Loading...

Për më tepër, ylli portugez ishte shumë i irrituar nga fakti se Alfredo Di Stefano renditej para tij sa herë që flitej për lojtarët më të mirë të historisë së Real Madrid. “Gjithmonë më vendosin mbrapa Di Stefano-s dhe unë nuk e di se çfarë duhet të bëj më”, mësohet të ketë thënë ai. në fund, marrëdhënia me Real Madrid arriti një pikë ku ai vendoi të largohej.

Siç zbulohet në këtë raport, para se të vendoste për kalimin te Juventusi, kishte pasuar një ofertë të majme nga Milani, me në krye presidencën kineze, por ai nuk kishte pranuar prej faktit se Milani nuk jepte garanci për titujt. Më pas ishte Junajtid ai që insistoi për portugezin, por ofroi një shifër e ulët, e papranueshme për palët.

PSG kontaktoi agjentin e 33-vjeçarit, Mendez, por kishte një kusht. Ata kërkonin ta blinin sulmuesin në ditët e fundit të merkatos, në mënyrë që Reali mos të kishte mundësi të bënte ofertë për Nejmarin dhe Mbape. Mendez vlerësoi se kjo ishte e rrezikshme. Më pas Ronaldo kërkoi vetë kalimin te Juventusi, pasi duatrokitjet që ai mori kur shënoi me Realin dhe garancia e një ekipi triumfues në Ligën e Kampionëve, e bindën atë.

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.