Rama u reciton poezi mësueseve…

Kryeministri Edi Rama i ka habitur të gjithë me veprimin që ka bërë gjatë takimit me mësues nga e gjithë Shqipëria.

Në fund të fjalës së tij, Rama vendosi të recitojë një poezi të famshme të shkrimtarit të madh Ismail Kadare, “Në parkun që mbuluan fletët”.

“Më toleroni dështimin e mundshëm, do ndahem nga ju duke recituar për ju dhe duke kërkuar ndjesë atyre që nuk janë në gjininë time se recitimi nuk është për ta”, u shpreh Rama para se të niste të recitonte.

Loading...

Dy strofa që recitoi Rama para mësueseve:

Që ti të vije kaq e bukur
Me këta flokë, me këtë hap
Toka të egrën klimë e zbuti
Dhe akullnajat ktheu mbrapsht.

Dhe s’kish se si të ndodhte ndryshe
Të ndodhte ndryshe s’kish se si.
U desh të zhdukeshin përbindshat
Që te kjo botë të vije ti…

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.