Rama t’i kërkojë falje Batonit, jo Kosovës

Nga Berat Buzhala

Në Kosovë, nëse flasim me gjuhë popullore, qasja e Edi Ramës, por edhe e Batonit Haxhiut, karshi Gent Cakës, ishte kjo: Mish për top.

Edi Rama nuk ka nevojë më i kërku falje Kosovës për pamundësinë e emërimit të Gentit në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Me sa kam unë njohuri Genti nuk po emërohej aty si Ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës, por si ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë.

Rama, e Batoni, as nuk i kane borxh Kosovës e as Kosova nuk iu ka borxh atyre.

Fatkeqësia, e për këtë me vjen shumë keq, është që Genti u përdor nga Rama, ndoshta edhe nga Batoni, për qerim hesapesh të brendshme.

Kanë mendu, që duke e propozuar një djalë nga Kosova për kreun e diplomacisë, do të përfitojnë nga simpatia patriotike.

Mirëpo me kërku mëshirë në raste të këtilla është naivitet.

Gentin nuk e ka propozu populli i Kosovës, në një referendum, për Ministër të Punëve të Jashtme.

Gentin, po besoj, e ka propozu Batoni. Prandaj Edi Rama mundet me i kërku falje veç Batonit.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.