Rama tallet  audiopërgjimin publikuar nga opozita dhe ironizon opozitën

  Ajo që pritej: as më shumë e as më pak se sa ironizimi i opozitës për audiopërgjimin e fortë dhe gjithë informacionet e publikuara nga ajo për vëllanë e ministrit Fatmir Xhafaj.

Edi Rama ka ironizuar sot në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së gjithë çfarë ka ndodhur këto ditë, duke futur në mes edhe median.

Këto janë fotot nga ajo që po ndodh në mbledhjen e grupit, ndërsa përballë Ramës ndodhet Fatmir Xhafaj.

Sipas gjasave të deritanishme, nuk mendohet të ketë ndonjë shkarkim të Xhafajt nga Rama

Akuzat për Xhafën/ Rama: Ministria e Brendshme qenkërka organizatë kriminale

Pjesë nga fjala e Ramës:

Ne jemi ata që bëmë reformën në drejtësi dhe po ne ata varrmihësit. Dhe na del sot që edhe drejtuesi i reformës në drejtësi na qenka kryetari i familjes së dytë mafioze në Ballkan jo në Evropë pëllet Saliu, pas familjes sime.

Ministri i Brendshëm ka fshehur dënimin e vëllait të tij në Itali më shumë se 15 vjet më parë dhe media jonë që pësoi shok dhe që nuk u kujtua sa herë e ka publikuar. Ministri i Brendshëm na paska qenë një diversant i reformës që na qenka futur për të desantuar një nen për të mos ekstraduar vëllanë e tij.

Falë zotit që shqiptarët kanë opozitën syfajkua dhe çakall që nuk i bënë asnjë pyetje të vetme Euraliusit dhe Opdatit. Po ministri nuk na paska qenë vetëm injektuesi i fshehtë i një ligji kriminal…. hataja që ka gjetur punët e brendshme të vendit na qenke se vetë ministri qenka kreu i bandës dhe na është kapur vëllai i tij nga një përgjigj i opozitës,.

Dhe kjo mori dhënë në mediat tona dhe në kanalet e lobimit opozitar për të çelur negociata. E gjithë do të ishte një parodi për të qeshur nëse kjo parodi nuk do të kishte helmuar gjakun e shumë njerëzve të ndershëm të këtij vendi.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.