Rama sulmoi Zërin e Amerikës, reagon Basha: Fasada ra, tani koha për ta shkulur atë…

Pas reagimit të ashpër që kryeministri Edi Rama bëri kundër Zërit të Amerikës, sa i takon publikimit të përgjimeve të ish-drejtorit të përgjithshëm të burgjeve, Arben Çuko, Basha shprehet se për të mbrojtur paratë dhe pushtetin, kreu i qeverisë është i gatshëm të sulmojë e denigrojë këdo.

“Sulmi ndaj VOA është akt i turpshëm dhe i dëshpëruar i një të degraduari nga korrupsioni dhe lidhjet me krimin. Për të mbrojtur paratë dhe pushtetin ai është i gatshëm të sulmojë e denigrojë këdo. Fasada ra, tani është koha për ta shkulur atë dhe modelin e tij njëherë e mirë!”, shkruan Basha në Twitter.

10af0c82-6df1-48bd-8a25-786c9cd5994b

Më herët Rama u shpreh:

Erdhi dita që Zëri i Amerikes të flasë nga kazani i Tiranës, duke përgojuar dynjanë mbi bazë llogjesh telefonike. Për herë të parë në Shqipëri organizohet konkurs publik për punësimet në burgje dhe kazani gjëmon deri në Amerikë e jehon në katundin tonë mediatik. Çfarë katandie.

Në një tjetër postim shton:“Shkoni verifikoni dokumentat e konkursit e ballafaqoni rezultatet me rekrutimet, pastaj hidhni baltë sa të doni! U kujtuat për emërimet partiake në administratë, pas 30 vjetësh dhe duke sulmuar ultësisht, e aspak gazetarisht, pikërisht ata që po bëjnë çmos t’i vënë fre zullumit”.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.