Thirrjet anti-shqiptare në Bularat, reagon Rama: Shteti ynë s’lufton as me arkmorte …

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar për ngjarjen e sotme të Bularatit, vetëm pas pyetjeve të qytetarëve shqiptarë në faqen re tij të Facebook.

Qytetarët kanë kërkuar që kryeministri Rama, të reagojë për ngjarjen e sotme, ku mbi 1 mijë grekë morën pjesë në varrimin e Kostandios kaçifasit, i cili u vra në 28 tetor gjatë një shkëmbimi zjarri me Forcat RENEA, ku gjatë ceremonisë së tij mortore nuk munguan dhe thirrjet antishqiptare.

Pyetjes së komentuesve se përse nuk reagon, Rama i është përgjigjur se Shqipëria s’lufton as me arkmorte dhe as me provokatore varrimesh.

Sipas tij vendi ynë nuk ‘fëlliqet’ nga ca të pagdhendur, që jetojnë si hiena e këndojnë si korba.

Replika mes Ramës dhe komentuesit:

Komentuesi: Ndërhy zoti Rama Te lutem sepse u flliqem si shtet,vjen greku na provokon, tregoja vendin dhe tregoja vlerat tona si komb.

Loading...

Përgjigja e Ramës: Vlera jone sot? Pikerisht ajo qe disave ketu u duket gabimisht si dobesi. Shteti yne s’lufton as me arkmorte dhe as me provokatore varrimesh. Kush erdhi per te provokuar, hyri, turperoi veten e flamurin e tij dhe iku. Patriotizmi nuk eshte te urresh tjetrin e gjuhen e tij, po te duash vendin e gjuhen tende. Dhe zotrote mos e perdor termin “greku”, se eshte po kaq e neveritshme sa kur te pagdhendurit ne anen tjeter, thone “shqiptari”! Minoriteti grek, njerezit e mire te minoritetit e te Bularatit, nuk jane “greku”, po jane qytetare te respektuar e te pazevendesueshem te Shqiperise.

E ti qe as emrin s’merret vesh si e ke, rri pa merak se Shqiperia nuk “flliqet” nga ca te pagdhendur, qe jetojne si hiena e kendojne si korba! Jane qenie te mjera qe perdhosin te vdekurin qe medemek respektojne dhe ulin dinjitetin e flamurit te kombit te tyre – nje komb qe i ka dhene shume njerezimit; nje popull qe s’ka qene e s’mund te jete kurre armiku yne; nje vend ku shqiptaret kane gjetur strehe, njesoj siç kane gjetur greket strehe tek ne dhe qe edhe ai, si çdo vend, ka taksiratin te kete derrat e gomeret e vet.

Taulant Halili/ Syri.net

Image

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.