Rama pritet me protesta ne Patos

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta ditën e sotme në Bashkinë Patos, ku do të zhvillojë sot takimin elektoral prezantues të kandidates së PS për mandatin e tretë Rajmonda Balilaj.

Dhjetëra mbështetës të opozitës janë mbledhur rreth 300 metra larg sheshit qendror të Patosit ku do të zhvillohet takimi i kryeministrit Rama me elektoratin e majtë. Me vuvuzela në duar dhe pankarta “Rama ik” ata kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit.

Të pranishëm janë edhe ish-deputetët Luan Baçi dhe Enkelejd Alibeaj, ndërkohë që vihet re një numër i madh efektivësh të policisë.

Ndërkohë ky është vendi i përgatitur për tubimin elektoral të kryeministrit.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.