Rama përqeshi kreun e LZHK. Brryli Broadwey i shpall “luftë”: Je i pushuar si drejtor…

Kryeministri Edi Rama gjatë emisionit “Real Story” të gazetarit Sokol Balla ka ironizuar aleatin e PD-së, Dashamir Shehi, duke imituar dhe mimikën e tij .

 

 

Rama ka thënë se është treguar i gatshëm për dialog, madje ka dërguar letra, por sipas tij ka marrë mbrapsht vetëm përqeshje.

Ai ka shkuar më tej teksa ka thënë se ka marrë gromësimat  rakisë së Dash Shehit, duke shtrembëruar dhe buzën, teksa imitonte politikanin më të dashur të rrjeteve sociale.

“Dhe në çdo moment e kam treguar se jam i gatshëm për dialog dhe kam shkruar letra e letra…E kam marrë mbrapa përqeshje! Kam marrë mbrapa sharje! Kam marrë mbrapa edhe gromësima! Gromësimat e rakisë, gromësimat e Dashit mnjë mnjë mnjë … Po kjo është jeta!… Ama, çfarë të bëj unë tashti?!””, theksoi Rama.

Ndërkohë që faqja satirike, Brryli Broadwey që është dhe e preferuara kryeministrit Rama, i ka shpallur “luftë”, pas sulmit që i ka bërë Dash Shehit, që sipas kësaj faqeje cilësohet si “Daja”.

Brryli me anë të një memeje të ku në foto duket Tom Doshit, i cili e paralajmëron se nuk do ketë më “paqe”, por kjo e shkruar në dialekt.

“I kena të tana me foto me video t’tana i kena. Edhe diçka tjetër, je i pushuar nga drejtor marketingu”, ironizon Brryli Broadway.

Brryli-Broadway

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.