Rama përdor “fustanet” e ministreve ‘kooperativiste’ për politikanët Holandez

E pandodhur më parë, një gjest në kufijtë e perversitetit politik dhe jo vetëm aq, përçudnim institucionesh, përdorim dinjiteti grash deri në “prosititucion politik”.

Kryeministri Edi Rama u ka sugjeruar ministreve të tij, tetë grave, që ti “luten” Parlamentit Holandez që të hapin negociatat me Shqipërinë. Këtë herë Rama, duke përdorur fustanet e ministreve të tij në bllok, kërkon të shprishë mendjen e deputetëve holandez. E turpshme, e ulët, e rëndë, perverse në politikë, por ja që është e vërtetë.

Letra mban firmat e grave ministre të qeverisë sonë, të cilat theksojnë me krenari faktin që vetëm përpara pak ditësh, OKB-ja e njohu Shqipërinë si njërën prej pesë vendeve të globit me kabinetin më të balancuar gjinor.

“Tetë nga 15 ministritë në Qeverinë shqiptare drejtohen nga gratë; si nëna dhe vajza, si gra që luftojnë për familjet tona dhe për vendin tonë, ne do të donim të shtronim me ju një çështje që na shqetëson shumë të gjithëve, e cila ka rëndësi të jashtëzakonshme për të gjithë shqiptarët- perspektiva evropiane e vendit tonë”, thuhet në letër.

Kjo letër prekëse, therëse, që e bën “zemrën” të qajë nga mënyra si shkruajnë ato, është një përdorim me dëshirë i pështirësisë politike. Ministret drejtohen si “nëna të përvuajtuara”, që me krenari thonë se janë përfaqësueset e një kabineti qeveritar të drejtuar nga Rama.

Ndër të tjera shkruajnë edhe se “forca të errëta” brenda dhe jashtë vendit kërkojnë të bllokojnë integrimin e Shqipërisë. “Shpresojmë ta kuptoni se sa e vështirë është beteja jonë, të cilën nuk mund ta fitojmë të vetëm’, thuhet më tej, ‘dhe disa nuk duan që ne ta fitojmë, përfshirë dhe një pjesë këtu në vendin tonë’. ‘Dështimi i përpjekjeve tona për të çelur bisedimet e anëtarësimit është çmimi më i madh për këto forca të errëta. Ne nuk kërkojmë që të ndryshoni pikëpamjet tuaja, thjesht duam që të bashkoheni me kombet e tjera të Europës duke i shtrirë dorën Shqipërisë dhe të na lejoni t’i çojmë këto përpjekje tonat në të një tjetër nivel”-shkruhet në letër, e cila është aq “prekëse”, sa të bën për një trinitrinë poshtë gjuhës.

Ju përfaqësoni Ramën, jo Shqipërinë, por edhe atë në perversitetin e tij politik. Pse nuk shkruan ministrja e Infrastrukturës për arritjet në dikasterin që drejton. Përse nuk thotë sesi miliona euro jepen me konçesion oligarkisë, sesi një kilometër rrugë kushton 20 milionë euro.

Po ministrja e Arsimit përse nuk jep shifrën sa fëmijë kanë lënë shkollën dhe punojnë në të zezë, pse nuk thotë sa të mitur braktisën vendin dhe janë emigrantë të paligjshëm në Gjermani, Francë, Belgjikë e aq më keq në Holandë? Dhe shkojmë tek mbrojta. Vetëm një të dhënë të shkruante; sa paguhet një ushtarak shqiptar, apo tregonte sesi ushtarakët tanë pësonin gjendje të fikti në mes të bulevardit nga qëndrimi i gjatë në diell dhe të paushqyer me orë të gjata, sepse kryeministri donte sa më shumë kuadrate nderi?

Ju nuk keni të drejtë të flisnin në emër të grave shqiptare. Nuk keni asnjë ngjashmëri me një mësuese, mjeke, infermiere, police, pastruese, fermere apo të papuna. Nuk i përfaqësoni ata që sot përballen me vështirësi të mëdha. Nuk e përfaqësoni dot një nënë që nuk ka me çtë ushqejë dhe veshë fëmijët, nuk e ia thani dot lotët një gruaje që ka nisur fëmijët në emigracion për azil, mes kampeve ku qëndrojnë njerëzit e luftës. Nuk përfaqësoni asnjë prind që mbulon duart me kokë nga varfëria, mungesë e shpresës për fëmijët dhe mbi të gjitha nga përbuzja e zyrtarëve politik.

A e përfaqësoni gruan shqiptare ju ministre që ju zë gjumi në një krevat që kushton 900 euro nata? Sot ju nuk ia prishni mendjen askujt, neve këtu jo e jo, sepse ju shohim përditë sesi kridheni majë makinash luksoze, që vetëm pakat e këpucëve firmato që ju shkelni betonin kushton sa jetesa e një familje me pesë anëtarë në muaj, por as botës, që hapi sytë mjaft vonë dhe kuptoi se Shqipëria noton mes korruspionit, trafikut të drogës, shitblerjes së votave nga krimi i lidhur me politikën dhe kapja e çdo institucioni të pavaruar.

Sot ju ministre nuk do jeni në gjendje të kuptoni sesa ulët ratë për atë karrige të rëndë ministrore. Flisni për “forca të errëta që pengojnë integrimim”. Kush e pengon atë, një opozitë pa kurrëfarë vlerë në vendimarrje, një qytetar i ndershëm që vuan ekonomikisht, apo një emigrant që ikën nga sytë këmbët për tju larguar pikërisht keqqeverisjes?
Sot “forcat e errrëat” janë diku pranë jush. Deputetë me të shkuar kriminale, kryebashkiakë trafikantë, falsifikatorë dhe grabitës të dhunshëm. Drejtorë të majmur nga duhma e parave të korrupsionit, rrëbyes pronash dhe trafikantë droge të veshur me kostumin e Rilindjes. Nëse këto të fundit do i shkruanit në letrën tuaj, do ishin më të besueshme. Dhe kryeministri Rama tashmë duhet ta kuptojë se në Europë nuk futesh duke përdorur fustanet e ministreve.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.