Rama paralajmëron: 30 qershori vjen shpejt, drejtësia nuk do të harrojë askënd që sot kujton se…

Kreu i Qeverisë, Edi Rama ka dhënë një paralajmërim të qartë sot, ndërsa tha sot se “drejtësia vonon po nuk harron”.

Nga foltorja e Kuvendit, Rama u shpreh se 30 qershori vjen shpejt dhe se drejtësia nuk do të harrojë askënd që, sipas kryeministrit, kujton se është koha për të hedhur në erë vendin.

 

Rama shtoi se këto veprime të opozitës, sipas tij do t’i sjellin një dëm të përkohshëm të vendit, duke theksuar se mund të mos çelen edhe në tetor.

“30 qershori vjen shpejt, edhe kalon, por drejtësia që duket se vonon nuk harron dhe nuk do të harrojë askënd që sot kujton se është koha për të hedhur në erë vendin dhe mbërritjen e drejtësisë, asnjë shans, maksimumi do të jetë një dëm u madh i përkohshëm që do të na pengojë të çelim negociatat në tetor maksimumi, që nuk e përjashtoj që të mos ndodhë, por maksimumi, kjo masakradë e oragnizuar për të bërë vendin copë e cikë në sytë e atyre që do të marrin vendim për Shqipërinë, por maksimumi, këta Haxhi Qamilë nuk i ikin dot, më shpejt se vonë këtë do ta tregojë edhe filxhani”, tha Rama.

 

 

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.