Rama: Ministri i Brendshëm nuk ka faj, ligjërisht dhe moralisht

“Ministri i Brendshëm nuk duhet të përgjigjet, ligjërisht jo e jo por edhe moralisht.” – ka deklaruar Rama në fjalën e tij me deputetët e grupit parlamentar të PS-së.

“Në mungesë të kërkesës nga drejtësia italiane, Shqipëria nuk mund të veprojë dot, sepse nuk ka si të veprojë. As kur PS ka qenë në opozitë as edhe sot që qeverisim. Për ne dhe për mua askush nuk është mbi ligjin. Ministri i Brendshëm nuk duhet të përgjigjet, ligjërisht jo e jo por edhe moralisht. Kjo vlen për vëllain e ministrit, i cili ka shkuar me këmbët e veta në Itali për të vuajtur dënimin. Sepse nuk jemi njësoj pra. Nuk i shkelim dot ligjet. Për mua nuk ka pasur asgjë të panjohur në këtë histori.”

Më herët Rama, kishte deklaruar ‘se drejtësia nuk mund të bëhej duke shkruar pas gjurmëve të njerëzve tanë.’

Ai e mbrojti minsitrin Xhafaj duke thënë se materiali audio ndaj vëllait të ministrit, nuk ishte autentik dhe kishte kërkuar vërtetimin e kësaj nga një prej laboratorëve më të mirë.

Në fjalën e tij në grupin parlamentar të PS-së, Rama ka theksuar se ka kërkuar hetim të plotë dhe të gjerë të audio-përgjimit si dhe çështjes së vëllait të ministrit.

Ai ka theksuar se deputetët dhe ministrat e qeverisë nuk janë të paprekshëm nga të këqijat që sjell karrigia e pushtetit, por ndryshe nga të tjerët, socialistët mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre.

“Tani na del se kreu i Komisionit në Drejtësi, qenka një nga dy familjet mafioze në mbarë Ballkanin e Evropën. Ai na paska fshehur se ka mbrojtur të vëllanë e dënuar 15 vjet më parë. Ministri i Brendshëm paska qenë diversant në krye të komisionit të Reformës në Drejtësi. Qenka desantuar për të trafikuar një nën klandestin. Lavdi Zotit që shqiptarët kanë opozitën syfajkua e syçakall. Xhafaj na qenka fshehës i të vëllait. Një dokument që gjendet lehtësisht online. Provat ulëritëse të opozitës morën dhenë në kancelaritë e vendeve të BE-së, për të penguar çeljen e negociatave. Kjo është një maskaradë e mirëfilltë destabilizuese, e vënë në skenë nga opozita. Kam kërkuar nga një agjenci e specializuar ndërkombëtare për ekspertizën e materialit audio ndaj të vëllait. I kam kërkuar prokurorisë që të hetojë thellësisht çështjen.

Mos e lësho edhe Fatmirin siç lëshove Saimirin. E lëshove një ministër me incizime, mos e lësho edhe këtë tjetrin për të mbajtur postin. Kështu më thonë njerëzit. Këto kanë qenë reagimet në rrjetet sociale. Drejtësia nuk mund të bëhet duke shkruar pas gjurmëve të njerëzve tanë, ndërkohë që çfarë nuk i kanë bërë këtij vendi. Nuk jemi të paprekshëm nga ato që vijnë nga të këqijat që vijnë kur ulesh në një karrige, qoftë nga ato të voglat ne zyrat lokale e më tej.

Duhet të ndeshemi me baltën që hedh opozita pa din e pa iman. Kemi përgjysmuar numrin e vrasjeve në në vit, nga 115 në 58, por ne qenkemi ata që e kriminalizuan policinë. Sekuestruam në 4 vjet pesëfishin e lëndës narkotike. Morëm inkurajime nga presidenti Macron i cili vlerësoi reformar por na tha se vendimmarrja e Francës nuk është bërë ende dhe kijo ka të bëjë me vështirësitë e procesit në për zgjerimin e BE-së.”

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.