Rama, me “ton të lartë” Policisë: Ja si duhet të kundërpërgjigjeni…

Paraditen e sotme në një takim të mbajtur në ambientet e Ministrisë së Brendshme, me oficerë të policisë së shtetit si dhe në prani të Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, kryeministri Edi Rama është shprehur se shpifjet që u janë hedhur mbi uniformat e tyre nuk duhet t’i shqetësojnë.

“Për ne e re është e vetëm përmasa, se lajmi i rremë, shpifja ka qenë mes nesh. Ne faqet e para të gazetave dhe edicionet informative të mediave tradicionale, nuk kam ardhur të mbaj fjalim mbi shpifjen, por sepse shpifja nuk duhet të ndikojë në punë tuaj.

 

Fëlliqësitë e hedhura mbi uniformën tuja, narkopolicia e me radhë nuk duhet të shpërqendrojnë nga misioni dhe qëllimi juaj, kam ardhur se ofensiva politike e mediatike për të krijuar perceptimin e pasigurisë dhe kriminalitetit të dalë jashtë kontrollit meritoj kundërpërgjigje, dhe si kundërpërgjimi, shumëfishimi imediat i goditjeve ndaj krimit, që nga lloji i të fortëve në mes bllokut, deri te kundërvajtësit që kërcënojnë qetësinë e komunitetit, kriza e politikës që syno të errësojë sytë e publikut është mundësi që duhet shfrytëzuar për të dhënë gjithçka, shtysë për të mbledhur fuqitë dhe energjitë e brendshme duke e renditur në një shkallë tjetër policinë e shtetit”, tha Rama.rama

Loading...

Më tej Rama u shpreh se “Statistikat janë në anën tonë, flasin qartë për ku ishte e ku është vendi, por lufta e egër për të krijuar perceptimin e kundërt do të përshkallëzojë më shumë shpifje, fabrikime, aktorë videosh e audio, krimi, krimi, krimi, në fjalime, debat, komente, krimi në drekë, darkë.

Është një luftë e dëshpëruar për pushtet, për pushtetit që u marrka me forcë kur nuk merret me votë. Por kjo është puna ime dhe e qeverisë, puna juaj është të kundërpërgjigjeni ndaj kësaj batareje, më fortë dhe qartë se asnjëherë me shumë më tepër rezultate se keni sot”.

LIVE NË FACEBOOK:

“Policia e Shtetit duhet të japë një mesazh kumbues force për “të fortët”, me gjuhën e rezultateve edhe më domethënëse, edhe më të shpejta: Mes shtetit edhe “të fortëve” nuk ka paqe! Kur të dalin nga shtëpia, nuk do të jetë problemi ynë, po problemi i tyre. Kur të jenë në shtëpi, duhet të mendojnë vetëm si të zhduken, jo si të duken”, shkruan Rama.

 

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.