RAMA MBLEDH QEVERINË NË ELBASAN, DETAJI NGA RESTORANTI KU DO DREKOJNË (AGJENDA)

Ashtu siç newsbomb.al kishte lajmëruar Qeveria Rama ka mbërrtiur në Elbasan aty ku do zhvillohet mbledhja dy ditore. Kjo mbledhje përkon edhe me festën e Ditës së Verës. Ndërsa kabineti qeveritar kanë mbërritur në Elbasan, Rama ka vendosur të drekojë në një restorant peshku në Labinot, në hyrje te Elbasanit.

Mesa duket ky detaj lidhet edhe me diskutimet që do bëjë qeveria këto dy ditë për çështjen e shumëpërfoluar atë të kapjes së “peshqëve të mëdhenj”.

Loading...

Ndërsa pas konsumimit të drekës pritet që Rama të dalë në një konferencë për shtyp në orën 12:30. Sakaq, pasdite janë parashikuar 2 aktivitete. Një ku do të prezantohet projekti i 100 fshatrave ddhe një Bashkëbisedim për Platformën e Bashkëqeverisjes.

Ndërsa pasditen e së mërkurës në datën 14 në agjendë e kabinetit qeveritar është vendosur një aktivitet ku do të dorëzohet edhe certifikata e pronësisë për Kishën Katolike të Elbasanit si dhe pjesmarrjes në panairin dhe festimet që oraganizohen nga bashkia e qytetit për Ditën e Verës.

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.