“Rama liron nga burgu Konstandin Xhuvanin”, reagon drejtoria e Burgjeve pas denoncimit të Berishës

Ish- kryeministri Sali Berisha shkruan se është liruar nga Konstandin Xhuvani, djali i aktores Luiza Xhuvani, i cili vrau katër persona në një lokal tek rruga e Elbasanit në Tiranë.

Sipas mesazhit të publikuar nga Berisha, Xhuvani është operuar nga apendesiti, por nuk është rikthyer në qeli.

Sipas tij ai është marrë nga familjarët në shtëpi me ndërhyrjen e Edi Ramës.

Loading...

Pas postimit të Berishës, Report Tv ka kontaktuar me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, të cilët kanë konfirmuar ndërhyrjen kirurgjikale të Xhuvanit por janë shprehur se pas rikuperimit ai është dërguar sërish në qeli.

Në vitin 2014, Konstandin Xhuvani u dënua me 35 vjet burg pasi më 4 nëntor të po atij viti vrau në lokalin e natës në rrugën e Elbasanit në kryeqytet shtetasit Enea Xhaja, Edison Jaho, italianin Gimapaolo Azzolo si dhe shokun e tij Arbër Demiraj.

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.