Rama ironizon Bashën nga Lezha: Nëse do pushtetin, të aplikojë tek platforma që dhe brenda 10 ditëve….

Kryeministri Edi Rama, nga Lezha ka vijuar sot  takimet e ciklit “Bashka që duam”, ku nuk ka lënë pa përmendur dhe platformën e bashkë qeverisjes.

Rama ne lezhe

Rama ka ironizuar edhe njëherë  ata që janë kundër kësaj platforme dhe që e përbuzin atë, duke thënë se Shqipëriqëduam.al është bërë për të dëgjuar dhe zgjidhur problemet e qytetarëve.

“Shumë njerëz nga këta profesorët në televizor dhe këtë të broçkullave të kazanit, thonë: Ç’ është kjo? Kjo është një gjë që u jep mundësi njerëzve që nga teknologjia  të çoj fjalë menjëherë, pa letra. Ja ky artisti i ka dërguar mesazh artistit e PD. Kush dërgon mesazhin merr brenda 10 ditëve përgjigje, i takon apo nuk i takon ajo që kërkon. Nuk ka rëndësi nëse fiton apo jo, e rëndësishme është që merr përgjigje për atë që ka kërkuar, nuk ngelet rrugëve”, u shpreh Rama.

Rama ne Lezhe1

Ndër të tjera Rama ironizoi dhe kundërshtarin e tij politikë, Lulzim Bashën, duke i thënë që nëse do pushtetin të aplikoj tek platforma.

“Unë nuk ka kam dëgjuar asnjë shqiptarë që thotë se  nuk i takon ajo që kërkon, të gjithë thonë më takon. Ti shiko Lulin, nuk ka fituar asnjë palë zgjedhje dhe thotë që “dua pushtetin”. E kupton ti do pushtet pa fituar zgjedhje, po dhe ai të aplikoj tek platformë që të marrë përgjigje për 10 ditë. Po halli nuk është i Lulit se  ia e ka në terezi, po halli është i atyre që i rrinë nga mbrapa’, shtoi ndër të tjera Rama.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.