Rama i përgjigjet Metës: Nuk njoh asnjë 13 tetor

“Nuk njoh asnjë 13 tetor”, kështu i është përgjigjur kryeministri Rama nesazhit të Presidentit Meta, i cili tha sot se ne 13 tetor duhet te zhvillohen zgjedhjet vendore dhe qendrore, përfshi edhe për Presidentin, pasi në 19 tetor do te jete shume vone.

Në një deklaratë për mediat, pas mbledhjes së Kryesisë, Rama tha se zgjedhjet mbaruan më 30 qershor, ndërsa duke iu referuar dialogut me opozitën, ai u shpreh se është i gatshëm të për të diskutuar, por jo për zgjedhje të parakohshme.

 

ramama

“Ne jemi të disponueshëm për tu ulur në tryezë me të gjithë pa asnjë përjashtim për të diskutuar për sfidat e vendit, në funksion të Reformës Zgjedhore. Sa i përket Kushtetutës Ligjshmërisë dhe mandatit tonë qeverisë këto nuk janë çështje që i kemi në diskutim sepse lidhjen me detyrimet tona. Jemi një shumicë qeverisëse që kemi detyrimin të mbajmë një mandat për të qeverisur.

Zgjedhjet janë bërë në 30 qershor, jemi shumë të angazhuar për ta filluar mbarë procesin e qeverisjes vendore. Për këtë kemi ngritur tre këshille drejtues. Ky është fokusi jonë, ne e kemi sfidën me problemet e vendit dhe njerëzve, nuk e  kemi me problemet e opozitës jashtë parlamentit dhe presidentit. 13 tetori për mua është njësoj si 12 tetori, 22 dhjetori, nuk njoh ndonjë 13 tetor”, tha Rama.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.