Rama: Drejtuesit e rinj në provë 3 mujore, protesta u stimulua nga…

- Kryesore, Lajme
0
Kryeministri Edi Rama ka premtuar investime në infrastrukturën rrugore dhe atë të ujesjellësave në Qarkun e Lezhës.

Por sipas tij, krahas investimeve, duhet të shkojë deri në fund reforma për ujin, ndërsa deklaroi se qeveria do të subvencionojë matësit e ujit për çdo familje në nevojë. Sipas tij, asnjë familje në nevojë nuk do të paguajë për vendosjen e matësave të ujit, duke shtuar se për këtë kategori do të përdoret e njëjta skemë që u ndoq si në rastin e energjisë.

“Një tjetër vendim është ai i përcaktimit të një liste pas një procesi relativisht të gjatë bashkërendimi me kryebashkiakët të 100 fshatrave ku ne do të stimulojmë zhvillimin e integruar rural për të modelin e ri që më pas do të shtrihet edhe në pjesën tjetër të hapësirës rurale.

Fishta është një prej këtyre 100 dallëndysheve të para. Ky model ka të bëjë me infrastrukturën, me ndërhyrjet në dobi të trashëgimisë kulturore.

Do ndërtohet aksi Milot-Balldren dhe Shëngjin-Velipojë, do të ketë edhe një numër projektesh në infrastrukturë, rindërtimi i terminalit të pasagjerëve”, tha Rama.

Lidhur me protestën e banorëve të Torovicës, Rama tha se ajo është stimuluar nga ata që kishin për detyrë të bënin rrugën.

“Ata që deri dje kishin për detyrë të bënin rrugën, por i bënë atë që s’thuhet, sot organizojnë protestat. Unë i përshëndes ata, pasi sot presin që rrugën ta bëjmë ne”, tha Rama.

Në vijim ai u shpreh se proçesi i çuarjes së tepsisë për skrap ka dy anë: reformimi dhe modernizimi.

“Modernizimi po ndodh, ka disa gjëra që duhen zhvilluar. Së pari ka ulje drastike të kohës për marrjen e shërbimeve në zyrat e shtetit, duke bërë që njerëzit të marrin dokumentet online, si në rastin e çertifikatave. Kemi ulur dokumentet e nevojshme që kërkohen nga institucionet, që do të thotë se po tkurrrim masën e kontakteve mes administratës dhe qytetarëve”, tha Rama.

Kryeministri tha se të gjithë drejtuesit e rinj të emëruar deri më tani janë 3 muaj në provë. Pra sipas tij, drejtorët e burgjeve, hipotekave, qendrave spitalore etj, janë në provë dhe gjithçka do të varet nga vlerësimi që do të marrin.

Facebook Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *