REAGON GAZETARI GJERMAN: PËRGJIMET JANË REALE, PËR ÇFARË DO MË PADISNI

Vetëm pak pasi kryeministri Edi Rama deklaroi se do të padisë në gjykatë gazetarin e gazetës gjermane ‘Bild’ Peter Tiede për përgjimet e publikuar sot, ka reaguar ky i funndit.

Tiede pretendon se përgjimet janë reale dhe për këtë arsye kërkon të dijë nga Rama se për çfarë do ta padisë.

‘Z. Kryeministër, ju doni të më padisni? Për shkak se fyeva madhërinë tuaj, apo çfarë? Përgjimet janë reale. Apo dyshoni për materialin e prokurorëve tuaj? Në Shqipëri, ju nuk mund të më paditni: cila gjykatë punon? I kënaqur që e konfirmuat’, shkruan Tiede në Twitter.

Peter Tiede, gazetari i Bild, i ka kthyer një përgjigje shumë ‘të përzemërt’, kërcënimit të Ramës se do ta hedhë në gjyq, Tiede i shkruan Ramës se “Kreu i qeverisë nuk ka dëgjuar për drejtësi të pavarur’.

‘Mesa duket, kreu i qeverisë së Shqipërisë ende nuk ka dëgjuar për drejtësi të pavarur:

Tani Rama i kërkon prokurorisë të hetojë.

 

 

Meqë është në Londër tani, Rama duhet të marrë një mësim atje, se si funksionojnë gjykatat reale funksionale me prokurorë të pavarur (për të cilat janë fajtore edhe qeveritë e mëparshme).’, shkruan Peter Tiede ne Facebook.

Image

 

© SYRI.net

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.