Rama dhe ministrat zhvendosen në Lezhë, zbardhet axhenda dy ditore e qeverisë

- Kryesore, Lajme
0

Mbledhja e parë e qeverisë për këtë fillim vit do të mbahet në qytetin e Lezhës.

Kryeministri Ed Rama së bashku me ministrat e tij do të jenë kështu për dy ditë në qytetin e Lezhës, aty ku do të bëjnë takime me qytetarë, por edhe do të merren vendime të rëndësishme. Gjatë këtij takimi, katër janë temat kryesore ku përveç reformës së ujit e paralajmëruar se do të nisë më 1 shkurt të këtij, do të diskutohet edhe turizmi dhe zhvillimit i agroturizmit, shërbimet si dhe Viti i Skënderbeut.

AXHENDA

Dita e premte

15:00 Nisja për në Lezhë
16:00 Mbledhja e Këshillit të Ministrave (Salla e Bibliotekës së qytetit Lezhë, pranë vend-varrimit të Skënderbeut)
16:30 Konferencë për shtyp mbi vendimet e marra në mbledhje (KM)
17:00 Event kushtuar Vitit të Skënderbeut (Prezantimi projekteve te Lezhes tek Memoriali-Ministria e Kultures). Shoqerojne KM: Nikolla, Ndreu, Kumbaro-Pjesëmarrja e hapur për ministrat e tjerë
18:30 Pushim kafeje
19:30 Darka
Fjetja në Hotel në Shëngjin
9:30 Takim i KM dhe ministrave me drejtuesit qendrorë e vendorë të qarkut Lezhë. Pjesëmarrës: KM, Ministrat, Drejtues të institucioneve qendrore, kryetarët e bashkive, kryetarët e grupeve të këshillave bashkiakë, kryetarë këshillash bashkiakë, Prefekti, Kryetar qarku, etj)

E shtunë, 13 Janar 2018

8:00 Mëngjes pune i ministrave me drejtues të institucioneve të varësisë
9:30 Takim i KM dhe ministrave me drejtuesit qendrorë e vendorë të qarkut Lezhë (Salla e Konferencave të Hotel Rafaelo). Pjesëmarres: KM, Ministrat, Drejtues të insititucioneve qendrore, kryetarët e bashkive, kryetarët e grupeve të këshillave bashkiakë, kryetarë këshillash bashkiakë, Prefekti, Kryetar qarku, etj)
Temat e diskutimit:
Reforma e Ujit
Turizmi dhe zhvillimi I Agroturizmit
Shërbimet
Viti i Skënderbeut
10:30 Vizitat në terren
Kryeministri:
10:40 Inspektim i Portit të Shengjinit dhe projektet për zhvillimin e tij (KM, Nikolla, Ndreu, Gjiknuri)
11:15 Inspektimi i Depos së re të Ujësjellit të Lezhës (Inaugurim i Programi të Infrastruktures Bashkiake I, financuar nga KFË, SECO, BE për rehabilitimin e ujësjellesit në Lezhë me vlerë 12 milion euro. Përfshin 100% zonat e qytetit si edhe zonat Ishull-Lezhë, Ishull Shëngjin dhe Balldren. (Mbi qytet-KM, Nikolla, Ndreu, Gjiknuri)
12:00 Aktivitet për kremtimin e 105 Vjetorit të themelimit të Policisë së Shtetit (KM, Nikolla, Ndreu, Xhafa, Cako)
13:00 Nisja për në një restorant
13:30 Drekë me agrobiznese dhe përfaqësues të agroturizmit (KM, Nikolla, Ndreu, Niko, Klosi)
15:50 Nisja për Rrëshen
16:30 Event publik i gjerë për Bashkëqeverisjen në Pallatin e Kulturës Rrëshen (Të gjithë ministrat)
17:30 Nisja për në Tiranë

Facebook Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *