Qyteti i ndotur i pishave 5500 EURO

Hysni Gurra

Në një qytet, ku unë kam frikë të nxjerr vajzën jasht mureve të shtëpisë prej pluhurave që pamundësojnë frymëmarrjen, tjetri tenderon 5500 euro një pishë. Është tmerr!
Është fatkeqësi të rritësh fëmijën në një ajër të tillë, por edhe në një shoqëri të tillë, e cila votoi, dhe duket se nuk ka pikë pendese, një politikan që blen 5500€ një pishë.

BETONI DHE TRAFIKU

Këta janë zotërit e qytetit!
Këta, përveçse prishin një park, një lulishte dhe ngrejnë përbindësha betoni, sikur mos mjaftonte kjo, që na marrin oksigjenin, na marrin edhe kohën. Na marrin kohën sepse nuk i do qefi ta hedh betonin natën në përbindëshin e tij, por i do qefi ta hedh në mes të ditës.
Por edhe qytetarët reagojnë në fakt:
Pritja në trafik është mundësi e artë për të mbështetur parakrahun në timon dhe të kruash hundën.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.