Qytetari: i ankohet për gjobën 1 milion lekë Rama: Mos fol si Basha  dhe ti….

Një qytetar i është ankuar sot Kryeministrit Edi Rama se i janë vendosur dy gjoba padrejtësisht për 5 kg mish. Personi ishte i pranishëm në takimin e Ramës në kuadër të programit të zhvillimit 2021 dhe shqiperiaqeduam.al.

Sipas Ramës kjo është platforma e bashkëqeverisjes, ku dëgjohet zëri i çdo qytetari dhe zgjidhet çdo ankesë e ligjshme apo kërkesë e mundshme.

Qytetari me profesion kasap denoncoi vendosjen e një gjobe 1 milion lekë pa asnjë të drejtë. Në vend të marrjes së një përgjigjeje nga Kryeministri për hallin që ky qytetar kishte, Rama i tha “këtu dhe kryetari i opozitës thotë që jam në rregull kur e di që nuk është në rregull, jo më një kasap”.

Debati

Qytetari: Më kanë vendosur 1 milion lekë gjobë në vitin 2014

Rama: Si në 2019 se 2019 nuk ka ardhur akoma

Qytetari: Në 2014 jo në vitin 2019. Më kanë vendosur dhe një gjobë tjetër në 2018, pa të drejtë.

Rama:  Ja ministri i Bujqësisë të të jap përgjigje.

Qytetari: Ma kanë vendosur për 5 kile mish.

Peleshi: Unë nuk e njoh këtë çështje, por ka procedura që të ankohesh. Duhet të jenë të gjithë në rregull, të ngrihen në një standard tjetër. Nuk kemi një standard për të informuar.

Qytetari: Unë jam më çdo gjë në rregull

Peleshi: Je ti po nuk janë të tjerët

Rama: Këtu dhe kryetari i opozitës thotë që jam në rregull kur e di që nuk është në rregull, jo më një kasap.

 

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.