QEVERIA SHQIPTARE HUMBI TË TË PAKTËN EDHE 4 MILIONË € për të paguar studion e avokatisë Gowling WLG UK kundër Bechettit

(shifra 4 milionë është vetëm për pagesat deri në 2016 se më pas ka pas shtesa të tjera)!

Beteja e shtrenjtë kundër Becchettit: 4 milionë euro dhe duke u shtuar! Të paktën 4 milionë euro ka paguar deri tani qeveria për avokatët që mbrojnë Shqipërinë në arbitrazhin ndërkombëtar kundër biznesmenit Francesco Beccheti.
Pagesa është bërë ndaj firmës ndërkombëtare Wragge Lawrence Graham & Co (Gowling WLG UK), e cila është përfaqësuesja ligjore e Shqipërisë në dy çështje arbitrazhi që po shqyrtohen në gjykatën e arbitrazhit ICID të Bankës Botërore në Washington (SHBA) midis biznesmenit Becchetti dhe Republikës së Shqipërisë.

Për t’u mbrojtur në arbitrazh, qeveria Rama pajtoi firmën e njohur ndërkombëtare ligjore me qendër në Londër Wragge Lawrence Graham & Co.

Procedurat e përzgjedhjes së kësaj firme dhe detajet e kontratës e pagesës së saj nuk janë bërë asnjëherë publike.

Për këtë punë që ajo ka bërë është paguar të paktën 4 milionë euro me vendime të posaçme të qeverisë:
• Më 22 shtator 2015, Këshilli i Ministrave (KM) vendosi pagesën prej 220 mijë dollarë për shpenzime administrative të arbitrazhit; pagesën prej 200 mijë eurosh për avokatët mbrojtës.
• Po më 22 shtator 2015, KM vendosi pagesën prej 39 050 000 lekësh (rreth 280 mijë euro) për avokatët mbrojtës për çështjen e impiantit të plehrave.
• Më 9 dhjetor 2015, KM vendosi një pagesë shtesë prej 1,95 milionë eurosh për avokatët mbrojtës të çështjes së hidrocentralit të Kalivaçit.
• Më 2 nëntor 2016, KM vendosi një tjetër pagesë shtesë prej 1,18 milionë eurosh dhe 125 mijë dollarësh për avokatët mbrojtës të çështjes së hidrocentralit të Kalivaçit.

Këto para i kemi paguar ne nga taksat tona!!!/Exit.al/2016

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.