Qeveria shpërndan “menunë e burgut”, e hap me thirrjen: Të dashur shkelës të ligjit, mirëseerdhët në Shqipëri

Kërcënimet e vazhdueshme të kryeministrit Rama se çdokush që shkel ligjin do të përballet vetëm me burgun, kanë shkuar edhe më tej. Mesa duket kryeministri së bashku me socialistët janë të vendosur që të ngjallin panik te qytetarët një muaj para zgjedhjeve që do të zhvillohen në 30 Qershor.

Së fundi në mediat që i ndodhen pranë qeverisë  është publikuar dhe “menuja e burgut”,  e cila mësohet se është përgatitur nga ekspertët e komunikimit te mazhorancës.

“Menuja e burgut” hapet me thirrjen “Të dashur shkelës të ligjit, mirë se erdhët në shtetin shqiptar!”

Për “shkelësit e dashur” është bërë një listë prej 5 pikash ku për çdo shkelje në anë të çdo shkeljeje është edhe dënimi përkatës. E shkruar e bardha mbi të zezë kjo “menu” ushqimesh që nuk hahet është servirur nga “kuzhina” ku kryeministri Rama e ka pëlqyer si ide dhe e ka mbështetur shpërndarjen e saj në media.

Vetë kreu i qeverisë dhe në mbledhjen e fundit të grupit të PS-së theksoi se qytetarëve duhet t’iu bëhet refren kënga se kush prish zgjedhjet rrezikon deri në 5 vite burg.

“Mirë se erdhët në shtetin shqiptar! Për të gjithë të apasionuarit e dhunës ndaj zgjedhjeve, kjo është oferta dhe specialiteti i ligjit”, thuhet në foton  e shpërndarë ndërsa dënimet variojnë nga 3 muaj në 5 vite burg.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.