Publikohet videoja, ky është Galaxy S10 siç nuk e kishit parë ndonjë herë

Me datën e prezantimit që afrohet çdo ditë e më shumë, vazhdojnë edhe “rrjedhjet” e njëpasnjëshme të informacionit për pajisjet e reja nga Samsung.

Por, gjithsesi, tjetër gjë është të mësosh për parametrat e gjeneratës së re dhe tjetër gjë është ta shohësh si do të duken telefonat e rinj në raftet e dyqaneve.

Për fat të mirë, një llogari shumë e populluar në You Tube, e quajtur, Concept Creator ka publikuar më në fund një video që që tregon sesi mund të duken Galaxy S10 dhe Galaxy S10 Plus.

Gjiganti koreano-jugur do t’i prezantojë zyrtarisht pajisjet e reja më 20 shkurt në eventin e quajtur, “Unpacked”.

Videoja është prodhuar duke ndjekur stilin zyrtar të kompanisë, pra vjen si të ishte reklama zyrtare e dy smartfonëve të rinj.

Për më shumë detaje, shihni videon. JOQ Albania

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.