Publikohet përgjimi i parë i “BILD”, Edi Rama flet me drejtorin e Ministrisë së Brendshme për zgjedhjet

 

Rama-telefonGazeta gjermane “Bild”, ka publikuar sot një audio-përgjim të ri, ku dëgjohet kreu i qeverisë, Edi Rama, duke komunikuar me një person të quajtur Arben Keshi, drejtor në Ministrinë e Brendshme në 2017.

“Shqipëria, një nga më të bukurat, por edhe një nga vendet më të prapambetura në Europë. Për turistët një tip i egër dhe i lirë i brendshëm në bregdetin e Adriatikut.
Por vendi është gati për të zhyten në kaos total: Ajo konsiderohet tani një vend droge, si Kolumbia në Evropë. Dhe Shqipëria e gatshme të bëhet një rrezik për Ballkanin.
Një nga arsyet: Vendi ka degjeneruar, klanet kriminale dominojnë jetën politike dhe publike. Korrupsioni është normal, edhe blerja e votave në zgjedhje.

Për disa muaj me radhë ka demonstrata masive. Opozita akuzon qeverinë Socialiste të kryeministrit Edi Rama, se ka manipuluar zgjedhjet parlamentare në vitin 2017 duke përdorur Mafian, ka blerë votat dhe mbështetësit e opozitës kanë bërë presion apo edhe penguar nga votimi”, shkruan Bild.

 

“ BILD tani publikon regjistrime të gjera telefonike – të bëra nga hetuesit shqiptarë – për të treguar për herë të parë se ka pasur një plan sistematik të partisë socialiste në pushtet të kryeministrit Edi Rama për të manipuluar zgjedhjet në vitin 2017! Objektivi: mashtrimi elektoral, blerja e votave, shantazhi i votuesve të opozitës.”

Pergjimi nr.1

Arben Keshi: Po shefi.

Edi Rama: Hë mo si duket.

Arben Keshi: Mirë te pritshmërie jemi.

Edi Rama: E ke realizuar objektivin thua?

Arben Keshi: Them që po. Tani me pjesën e atyre komisionerëve, e kemi realizuar.

Edi Rama: Ashtu ëëë?

Arben Keshi: Po them që po.

Edi Rama: Po ata maskarenjt kishin bëërë presione me thanë?

Arben Keshi: Po deshën të me kapnian mua, por ajo ndodhi pas dy minutash që unë u futa te stafi, se po me pritshin te hoteli ku fleja.

Edi Rama: Ç
farëe do të bëshin ty ata?

Arben Keshi: Ishin ja 50 veta. Ishte kjo pjesa e presionit, me goditje me kështu. Ai është legen, ai Flamur Noka është…

Edi Rama: Po ku ta del dot ty Flamur Noka more.

Arben Keshi: Dhe ky djali sa doli, sa më la mua, dhe ata kujtuan se jam dhe unë në makinë. Ishin 50 veta, jo se bënë ndonjë gjë, e goditën, por problemi është se ikën dhe si kapën dot.

Edi Rama: Më mirë, mo u hap, çi do sherret. Nigjo, ti mendon që e kemi realizuar objektivin ëë?

Arben Keshi: Unë them që po. Mund të lëvizë pak ose me shumë. Por nga ata që na kanë thënë komisionerët, jemi me pritshmëri të mëdha.

Edi Rama: Komisionerët i ke pas top apo jo?

Arben Keshi: Po, po. Ne rregull i kam pas.

Edi Rama: Mirë vllai!

Arben Keshi: Ishallah! Mirë faleminderit.

Edi Rama: Hajd ciao, ciao!

E PLOTE

AUDION NDIQENI KETU

 

 

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.