Dain pamjet, Vangjush Dako duke festuar me “grupet kriminale”, Salianji: 7 të dënuar dhe disa në…

Pas publikimit të përgjimeve të Vangush Dakosdhe pjestarëve të bandës së Avdylajve të Shijakut të cilët flisnin për shitblerjen e votave nga “Zëri Amerikës” dhe “BIRN”, deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka publikuar sot një video, ku shihet  kryebashkiaku i Durrësit feston fitoren e zgjedhjeve të kaluara bashkë me disa persona të inkriminuar.

Një ditë më parë në emisionin ‘Open”, Vangjush Dako deklaroi se ulet dhe ha darkë me këto që mbështet Partinë Socialiste në zgjedhje, ndërkohë që shtoi se ai ia di për faleminderit çdo përkrahësi. Ai tha se nuk i pyet personat nëse kanë precedent penal dhe se ai është në shërbim të të gjitha shtresave të shoqërisë.

Në një mesazh në Facebook, Ervin Salianji shkruan se Dako në tavolinën me të cilën po feston, është në praninë e 7 personave të dënuar dhe disa të tjerë janë në kërkim nga drejtësia.

“Hareja e krimit! Triumfi i së keqes! Fitorja e zgjedhjeve festohet bashke me bandat, në Tetor në seancën e Kuvendit denoncova me emra dhe me video se si festohej vjedhja e zgjedhjeve. Vetëm në këtë tavolinë, 7 persona të dënuar dhe disa nê kërkim. Sot të provuar dhe në përgjime zyrtare të prokurorisë!”, shkruan ai.

Dako-bandat-Durres1

Denoncimi në Kuvend

Ndërkohë që në seancën e muajit tetor, Salianji ka denoncuar me emra persona e pranishëm në festën ku është i pranishëm Vangush Dako. Sipas tij, kryebashkiaku i Durrësit festoi fitoren e zgjedhejve në shoqëri të Durim Keçit, person i njohur për lidhjet me bandat kriminale.

 “Sot nuk del dhe ta falënderojë për gjithë kontributin që ka dhënë”, tha Salianji. Ai shtoi se në këto pamje, vetëm në një tavolinë janë shtatë persona të kërkuar nga policia dhe dy prej tyre shumë shpejt do të jenë pas hekurave. “Gjushi i Durrësit dhe Çela i Durrësit bashkë me të arrestuarin e këtyre kohërave shikohet duke festuar me muzikë dhe me hare fitoren e zgjedhjeve. Ja urdhëroni se e keni të plotë se si gëzojnë fitoren e zgjedhjeve pushteti kriminal”, ka thënë Salianji në Parlament.

Dako-bandat-DurresDako-bandat-Durres1Dako-bandat-Durres3Dako-dreka-bandat

 

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.