Pse shqiptarët zgjedhin të udhëhiqen nga njerëz pa shkollë?

Nga Dritan  Shano

Loading...

Pse shqiptarët zgjedhin të udhëhiqen nga njerëz pa shkollë? Hidhni sytë kudo ne trevat ku jetojmë ne shqiptarët dhe bëni një inventar të llojit dhe nivelit të arsimit që posedojnë liderët tanë.
Mos ndoshta pse Edukimi për ne nuk ka asnjë vlerë? Se shkolla nuk na shërben për të zhvilluar zotësinë, për të mësuar një apo shumë profesione, të bërë karrierë, pasuri, për t’u punësuar, për të krijuar mirëqënie, për të qenë gjithnjë konkurrues, për të ngjitur shkallët në shoqëri, për të fituar admirim dhe respekt nga të tjerët?
Apo pse proçesi i Edukimit që dikur mbaronte në moshën 23 vjeçare, dhe që sot vazhdon deri në fund të jetës, në kulturën tonë kombëtare është zëvendësuar përfundimisht me përkatësinë dhe pjesëmarrjen në një bandë apo parti politikë?
Eliminimi i Edukimit si mundësi e vetme e përparimit të kombit në favor të përkatësisë dhe pjesëmarrjes në bandën apo partinë fituese si rrugë e shkurtër dhe rezultative, eliminon gjithashtu qeverisjen dhe përgjegjësinë, duke e zëvendësuar atë me sundimin dhe papërgjegjshmërinë e rradhës. ….
Sot, intelektualë kombëtarë apo vetëm Intelektualë partie? Nuk mund të ankohemi nga era që vjen jeta jonë.

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.