Pse bëhet Shqipëria!

Grid Rroji

Loading...

Shqipëria bëhet se ka ende shumë burra e burrnesha nga të gjitha trojet amtare që dëshirojnë të jetojnë e të vdesin të lirë e me dinjitet në tokat tona.Këta janë shumica e heshtur që në krahasim me Parinë heshtin, durojnë, nuk përzihen me llumin, përpiqen të bëjnë më të mirën, e shprehin mendimin veç në rrethe të ngushta e të sigurta. Mbijetojnë krah llumit por nuk e zhysin dorën në të qoftë edhe duke sakrifikuar materialen.Shpeshherë i përzënë, por ata bien në këmbë kudo në botë se kanë dinjitet shqiptari, gjak arbri e vullnet të pathyeshëm që buron nga identiteti. I poshtërojnë, i fyejnë, i zvogëlojnë publikisht por ata qëndrojnë, rrisin fëmijë me frymë shqiptari e kurrë nuk e lejnë natën me ardhë pa ëndrru për të bukrën e dheut Shqipëri, të cilën kta plehrat e kombit e trajtojnë si mantenutë epshore. Shqipëria do bëhet se jemi të zotë, dimë të përballemi me injorancën që imponojnë plehrat me propagandën e buçeve të tyre mediatike, dimë ti mbyllim flegrat por edhe tu tregojmë grykën e pushkës armiqve dhe tradhtarëve. Shqipëria do bëhet se ka femrat, vajzat, nënat e gjyshet më të mençura e të zonja në botë. E mbajnë barrën e rëndë të traditës, edhe kur i kanë mundēsitë ti zvirdhen amësisë kombëtare nën rregullat e kozmopolitëve. Sakrifikojnë jetën, shpeshherë edhe karrierën pa u mëdyshur sepse janë nënat e Arbrit, nënat e bijve e bijave që në momentin kyç do jua tregojnë forcën e tyre të pathyeshme zvarranikëve, gjarprinjve e zhapikëve të Parisë, por edhe gjithë botës po qe nevoja. Shqipëria do bëhet sepse ka bij e bija të denjë në diasporë, të cilët i thrret si flutrimi i Dallndyshes nga Amerika, Evropa e deri dhe toka më e largët, dashuria për tokën shqiptare, për gjakun e martirëve të kombit, për atë dy pash dhe ku do përfundojmë të gjithë.. Sepse atë tokë të bekuar nuk mumdet me na e marrë kush, është e jona dhe e lajmë me gjak, po nuk e lëshojmë. Ne sot jemi të dobët, të gënjyer, të zhgënjyer e të vrarë shpirtërisht nga këta plehrat antishqiptare të Parisë. Por mos ta gënjejë mendja kënd, si sfinksi çohena dhe u tregojmë vendin. Sepse nuk mundet me qenë shqiponja e robëruar, këta plehrat e kombit janë zvarranikë. E shqiponja në fund, kur e vendos i han minj e zvarranikë dhe e pastron tokën nga jashtëqitjet kombëtare. Ja pse e di se do bëhet Shqipëria.

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.