“PS dhe Pjetri i kanë rrugët e ndara deri sa e vërteta të dalë”, reagon PD: Lojës me larje duarsh i ka ardhur fundi

Pas deklaratës se Edi Rames per Valdrin Pjetrin, ndersa tha se deri sa drejtesia te sqaroje akuzat e hedhura ndaj tij, rruget me PS jane te ndara, ka reaguar PD.

Permes Sekretari te Pergjithshem, Gazmend Bardhi, PD shprehet se “Edi Rama është damkosur si kryeministri që promovoi krimin në parlament, qeveri dhe bashki”.

 

“Heshti për 11 ditë dhe tani po përsërit filmin që kemi parë me Elvis Roshin, me Arben Ndokën, me Mark Frrokun, me Armando Prengën, me Artur Bushin, me shume edirama kriminelë të veshur me pushtet.ebc98ad9-4e3c-4d5c-a157-e77e202eae39

Valdrin Pjetrin e emëroi Edi Rama, nuk u bë vetë as drejtor hipoteke, as prefekt, as kandidat për Kryetar Bashkie.

Lojës me larje duarsh i ka ardhur fundi!

Edi Rama është damkosur si kryeministri që promovoi krimin në parlament, qeveri dhe bashki”, shprehet Bardhi.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.