Protestuesit e “Astir”-it sonte me hunj në dorë: Shtëpitë nuk i lëshojmë

Qytetarët e zonës së “Astrir”-it kanë dalë në protestës sot, në ditën e 70 të saj, “të armatosur” me hunj e shkopinj.

Sipas banorëve, kjo “zgjedhje” është një mënyrë demonstrimi rezistence nga ana e tyre, ndaj tentativës për prishjen e banesave të tyre.

“Ata që do të afrohen te shtëpitë tona, nuk do të gjejnë të mira”, paralajmëroi njëri prej banorëve, ndërsa shpjegoi “armatosjen”.

Në mbështetje të banorëve kanë qenë sërish sot, deputetët e PD.

“Kush mban përgjegjësi për projektin, dhe për dhunën ndaj banorëve?

Kryeprokurorja duhet të japë përgjigje për të gjitha aferat korruptive.

Shtëpitë tuaja nuk do të prishen sepse keni mbështetjen e opozitës dhe të gjithë qytetarëve.

Ne do të jemi deri në fund me ju, deri në fitoren e kësaj beteje 70-ditore.

Ideatori dhe iniciatori i kësaj afere korruptive është Edi Rama, ndaj e gjithë fuqia jonë duhet të shkoj në rrëzimin e këtij kryeministri dhe qytetarët të marrin atë që ju takojnë dhe jo tu jepet oligarkëve pasuria juaj”, u shpreh deputeti i PD-së Klevis Balliu.

 

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.