Protesta e studentëve, Rama sulmon pedagogët: Nuk duan të bëjnë mësim, rrinë kafeve

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me Koordinatorët e Bashkëqeverisjes me Qytetarët ka sulmuar pedagogët, duke thënë se ata nuk duan të bëjnë mësim, por dëshirojnë të rrinë kafeve duke lënë studentët rrugëve.

Rama shtoi më tej se kjo vjen nga frika e kësaj reformë që po vijon, duke adresuar me emër konkret rektorin e Universitetit të Tiranës.

“Siç ka drejtues universitetesh për arsye të frikës që kjo reformë do shkoj drejt tyre, duke filluar që nga rektori i Universitetit të Tiranës bëjnë lojën e nonë dajës”, shtoi ndër të tjera Rama.

PJESË NGA DEKLARATA

Studentëve ju thuhet, jo do paguani tarifat e plota, jo nuk kemi njoftim, jo kjo jo ajo. Po në shqipen e ëhatsapp-it thuhet ju nuk keni sytë që t’iu dalin, të tjerat janë qarta si drita e diellit. Qeveria ka marrë vendim, janë bërë publiken, janë publikuar në Fletoren Zyrtare, u është dërguar rektorëve dhe dekanëve. Qeveria do të paguajë 50% të tarifës së studimit, për të gjithë studentët, do të paguajë 100% për të gjithë ata që plotësojnë kriteret tjera. Tani këtë edhe bufat e parkut të liqenit e kanë marrë vesh nuk e paskan marrë vesh disa bufa të sekretarisë së universiteteve. Për mendimi tim kjo është e qëllimshme, për të dezinformuar, ashtu si kundër jam informuar nga shumë student që ka dhe pedagog që nuk duan të bëjnë mësim, ka pedagogë që refuzojnë të vazhdojnë mësimin qoftë dhe më një student që do të bëj mësim, por preferojnë që t’i lënë studentët rrugëve se duan të rrinë vetë nëpër kafe. Siç ka drejtues universitetesh për arsye të frikës që kjo reformë do shkoj drejt tyre, duke filluar që nga rektori i Universitetit të Tiranës bëjnë lojën e nonë dajës.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.