Protesta e Rrugës së Kombit, 11 qytetarë në pritje të Apelit/ Ja lëvizja surprizë e këshilltarëve kuksiane….

- -, Lajme
0

Qytetarët kuksianë që ndodhen ende në burg që pas protestës së 31 marsit në Rrugën e Kombit, që kundërshtonte vendosjen e një takse për kalimin e mjeteve në këtë aks, janë në pritje të vendimit të Gjykatës së Apelit.

Vendimi i Gjykatës pritet të jepet gjatë kësaj jave, ndërsa provat e paraqitura së fundmi tregojnë qartësisht se të arrestuarit janë marrë nga banesat e tyre pas mesit të natës, dhe jo sikundër pretendon organi i akuzës, që me letrat që i ka paraqitur edhe në gjykatë, rezulton ora 10:30 e paradites.

Përveç betejës ligjore, të arrestuarit duket se kanë në krah jo vetëm opozitën, por edhe bashkëqytetarët e tyre, përfshi këtu edhe të zgjedhurit vendorë, pavarësisht bindjeve të tyre politike.

Këshilltarët e Këshillit Bashkiak të Kukësit kanë vendosur organizimin e një proteste në datën 17 Prill, në sheshin para gjykatës së këtij qyteti, për të kërkuar lirimin e 11 qytetarëve që vijojnë të mbahen në qelitë e burgut.

Të arrestuarit po vijojnë të jenë në burg edhe pse Kryeministri publikisht pranoi fajin mbi mënyrën sesi u vendos taksa, morri përgjegjësinë e qeverisë, por çuditërisht personat që protestuan kundër vendimit, që nga vetë Rama u konsiderua i padrejtë, vijojnë të jenë në qeli.

Image

Facebook Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *