Prokurori Troci në veting, KPK: Ka kryer deklarime të rreme të pasurisë

Ka nisur seanca dëgjimore në KPK për prokurorin e prokurorisë së përgjithshme Ramadan Troci, qe është edhe kandidat për KLP. Troci është i pranishem në seancë bashkë me avokatin e zgjedhur, Ardian Leka.

Relatorja Pamela Qirko thote se ILDKPKI ka sjelle raport qe deklarimet e Trocit nuk jane te sakta, ka kryer deklarim te rreme dhe ka fshehur pasurine. Sipas ILDKPKI Troci ka fshehur legalizimin e nje objekti 32 metra katrore ne Paskuqan.

“KPK kreu hetim te thelluar te pasurise se prokurorit Troci. Sipas hetimit te KPK, pasurite qe iu nenshtruan hetimit administrativ jane: apartament banimi 108.7 m2 te ndodhur ne Kashar. Si burim i blerjes se kesaj pasurie jane deklaruar 2.9 mln leke kursime nga ai dhe bashkeshortja dhe kredi 2.5 mln leke. Konstatohet se ne mars 2011 ai ka porositur apartament. Ne dhjetor 2011 eshte lidhur kontrata me shoqerine per 5.4 mln leke”, ka deklaruar Qirko.

 

Nga verifikimi i KPK rezulton se shuma totale ka qene 45 mije euro, e ndare ne keste. Kesti i pare ishte paguar para lidhjes se kontrates 20 mije euro. Kesti i dyte eshte paguar pasi eshte lidhur kontrata, 20 mije euro. Dhe i fundit 5 mije euro eshte paguar ne perfundim te apartamentit, thuhet sipas realtores Qirko.

Sipas KPK, Troci i ka burimet e ligjshme per kursimet qe kane sherbyer si burim per blerjen e apartamentit. Ka dyshime per nje shume prej 700 mije lekesh te rinj te gruas se Trocit qe eshte deklaruar ne veting si burim per blerjen e apartamentit. Nga verifikimet rezulton se shuma ne fjale eshte transferuar tek llogaria e nenes se saj dhe nuk ka shkuar per blerjen e apartamentit. Dyshime ka edhe per blerjen e nje makine Benz, per shumen 700 mije leke gjithashtu.

Firmosi arrestimin e Fullanit dhe Gjikës, prokurori Troci në Veting. Pasuria iu rrit 28 herë për 14 vjet

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i rikthehet listës prioritare të vetingut me prokurorin Ramadan Troci, i cili del sot para Vetingut. Si ka ndryshuar pasuria e tij nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

ramadan-troci

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i është rikthyer listës prioritare të vetingut me thirrjen në seancë dëgjimore të prokurorit të Prokurorisë së Përgjithshme, Ramadan Troci të premten. Troci është kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë- institucion që pret përfundimin e tre kandidatëve të fundit për t’u ngritur.

Hetimi administrativ për Ramadan Trocin është kryer nga trupa gjykuese e drejtuar nga Pamela Qirko dhe me anëtare Genta Tafa Bungon dhe Suela Zhegun.

Prokurori Troci e ka nisur karrierën në institucionin e akuzës në vitin 2000 dhe përgjatë një dekade ka punuar si prokuror në Bulqizë dhe në Dibër. Në vitin 2012, ai u transferua në prokurorinë e Tiranës, në vitin 2014 në prokurorinë e Vlorës dhe prej vitit 2016 punon si prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurorit Ramadan Troci nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]  

Loading...

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se prokurori Troci zotëronte vetëm një makinë me vlerë 300 mijë lekë në vitin 2003-kur deklaroi pasurinë për herë të parë në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ILDKPKI.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e zotit Troci është rritur me 28 herë, duke kapur vlerën e 8.5 milionë lekëve. Të dhënat e siguruara tregojnë se pasuria familjare e prokurorit Troci përbëhet nga një shtëpi e deklaruar në vlerën 5.4 milionë lekë, likujditete prej 2.1 milionë lekësh në bankë, 900 mijë lekë kursime në cash dhe një automjet me vlerë 300 mijë lekë.

Të ardhurat familjare të Trocit kapin vlerën e 25.5 milionë lekëve për periudhën 2003-2017. Rreth 99 për qind e të ardhurave kanë si burim pagën e tij dhe të familjarëve, ndërkohë që 1 për qind përbëhet nga të ardhurat nga qiraja dhe interesat bankare.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 14 vitet e deklarimit të prokurorit Ramadan Troci dhe të gjitha deklaratat e pasurisë rezultojnë pa probleme.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

BIRN

 

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.