Procedimi penal i 33 protestuesve, Basha paralajmëron Ramën: Numërimi mbrapsht ka nisur

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar pas vendimin të Policisë për të proceduar 32 protestues të opozitës, si dhe Sekretarin e Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi.

Basha në një postim në Facebook, ka theksuar se opozita nuk do të sprapset dhe se për kreun e qeverise ka nisur numërimi mbrapsht.

“Asnjë procedim penal nuk e ndal Partinë Demokratike dhe qytetarët për të përmbushur misionin tonë për Shqipërinë si gjithë Europa.

Përdorimi i militantëve dhe ushtarëve të krimit në Polici për të goditur qytetarët dhe kundërshtarin politik është tipari më i qartë i këtij regjimi kriminal: Edi Rama ka ardhur në pushtet me ndihmën e bandave dhe ka zgjedhur të jetë me bandat kundër popullit.

Të gjithë bandat, ajo në qeveri dhe ato në rrugë do të dalin para drejtësisë!

Unë dhe Partia Demokratike jemi të vendosur të mbrojmë me çdo mjet të drejtën për të protestuar, të drejtë që e fituam pas 46 vitesh të diktaturës më të përgjakshme në Europë!

Numërimi mbrapsht për Edi Ramën dhe bandën në pushtet ka nisur! #shqiperiasieuropa”, shkruan Basha.

 

 

 

 

 

 

 

 

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.