Prishja e Teatrit Kombëtar/ Ndrenika: Vetëm Erdogan i bën këto punë

Pas zbulimit të një projekt ligji, që i hapte rrugën shembjes se Teatrit Kombëtar, artistët janë mbledhur për të protestuar tek godina e këtij institucioni.

Ata bëjnë thirrje të mos shembet godina e Teatrit Kombëtar. Gjatë fjalës së tij, aktori i madh Robert Ndrenika ka thënë se kjo që po bën qeveria mund ta bëjë vetëm presidenti Erdogan në Turqi.

“Nuk marr vesh se çfarë po ndodh. Kemi qenë tek presidenti dhe na ka dhënë shumë të drejtë, kemi qenë dhe tek kryetari i Kuvendit na ka dhënë të drejtë, dhe opozita është me ne. Kam përshtypjen se dhe shumë nga partia socialiste janë me ne. Vetëm Erdogani i bën këto punë, duhet që të ulemi në bisedime”- ka thënë ndër të tjera Robert Ndrenika.

Loading...

Ndërsa aktori Mirush Kabashi, fjalën e tij e ka përcjellë me anë të një poezie të Ali Asllanit.

“Koha është e maskarenjve, por Shqipëria dhe teatri janë të tonat, janë të shqiptarëve”, ishte kjo një nga vargjet e recituara nga Kabashi.

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.