Prezantohet BMW 750Li i ri në Abu Dhabi

BMW Abu Dhabi Motors është duke prezantuar në Abu Dhabi modelin e saj të ri BMW 750Li xDrive me eksterier me ngjyrë të kaltër Avus të huazuar nga katalogu BMW Individual.

Fjala është për “7-shen” me boshtin e rrotave të zgjatur, spoilerin e përparmë “3D Design”, maskën e përparme me ngjyrë të zezë, pasqyrat nga fibra të karbonit, si dhe me spoilerin “Alpina” mbi bagazh, transmeton Koha.net.

Gjithashtu, ky BMW 750Li xDrive Avus Blue vjen me interier prej lëkure me ngjyrë të kuqe dhe rrotat e veçanta nga alumini.

Sa i përket motorit, ky model i jashtëzakonshëm i BMW Abu Dhabi Motors ka motor V8 me kapacitet prej 449 kuajfuqi, gjë që është e mjaftueshme që shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë ta arrijë për 4,5 sekonda.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.